Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë ndërmarrje politike kriminale
11 nëntor 2020
| 12:22
Politologu Bardhyl Mahmuti, njëherësh njëri nga zëdhënësit politik të UÇK-së, aktualisht kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ka reaguar ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me institucionet e drejtësisë.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me institucionet e drejtësisë! Ato janë ndërmarrje politike kriminale që ka për qëllim të dënojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.