
Dhomat e Specializuara vendosin në favor të të dyshuarit gjatë fazës së intervistimit të tij
Shefi i Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special, Driton Lajçi, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se është marr një vendim në favor të të dyshuarit KSC-CC-2019-05, që në fazën e hetimeve të mos u kërkohen dokumente, video dhe shënime të ndryshme për rastet konkrete.
Postimi i plotë i Driton Lajçit në profilin e tij”Facebook”:
Sot, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka marrë vendim në favor të të dyshuarit KSC-CC-2019-05, mbrojtjes juridike që mos t’u kërkohen dokumente, video, shënime dhe të dhëna të tjera në fazën e hetimit/intervistimit për rastin konkret.
Këtë proces si zyre e kemi monitoruar që nga fillimi.