DHPGJSK-ja lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për Kooperativën Bujqësore “Prapaçani”
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka pranuar aktvendimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për: PEJ017 Kooperativa Bujqësore “Prapaçani” me seli në Prapaçan/Deçan.
“Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovimin e raportit përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për PEJ017 Kooperativa Bujqësore ‘Prapaçani’ në Deçan, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-22-0411) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartpërmendur. Si rrjedhojë, pas aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së, numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 43 NSH/KB/Asete”, ka njoftuar AKP-ja.