Dhuna në Kongresin Amerikan, Merkeli: Imazhet më tërbuan dhe trishtuan
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar me tone të ashpra pas dhunës në Kongresin Amerikan mbrëmjen e djeshme, ku mbështetësit e Donald Trump janë përpjekur të ndalonin ligjvënësit të numëronin votat elektorale.
Si pasojë e trazirave kanë mbetur të vdekur katër persona, ndërsa Merkeli ka thënë se pamjet nga protesta e dhunshme e bën të ndjehet “e inatosur dhe e trishtuar”.
Ajo ka thënë se në demokraci ka fitues dhe humbës, duke u shprehur keqardhje që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.
“Imazhet më tërbuan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trazirat natën e kaluar”, ka thënë Merkeli.
Politikanë në mbarë botën kanë reaguar pas trazirave në Uashington, e disa prej tyre kanë folur deri dhe për “sulm ndaj demokracisë”.