Dhuna në Kuvend, Cakolli nga KDI: Kosova u bë gaz i botës

13 korrik 2023 | 12:15

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kosova është bërë gaz i botës pas pamjeve që sot kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës ku janë përplasur e rrahur fizikisht deputetët e pozitës, opozitës dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se qytetarët e vendit nuk e meritojnë një gjë të tillë.

“Ata deputetë e anëtarë të ekzekutivit që me dhunë ose provokime i zgjidhin mospajtimet, s’i meritojnë ato mandate e ato pozita”.

“E qytetarët, s’e meritojnë këtë skenë turpi, e aq më pak këtë Kuvend. Gaz i botës!”, ka thënë Cakolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi është bërë e ditur se ekziston mundësia që…