Dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet burri në Gjilan

14 korrik 2024 | 09:50

Është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe së bijës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan / 13.07.2024 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosvare. Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona…