Dhunë në një familje në Prishtinë, burri rrah gruan dhe vajzën
05 mars 2023
| 09:38
Një burrë ka ushruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Prishtinë 04.03.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.