
Dhunë sistematike në familje: gruaja largohet nga Kosova dhe denoncon bashkëshortin përmes aplikacionit të Policisë
26 prill 2025
| 12:59
Një rast i dhunës në familje në Vushtrri është lajmëruar në Policinë e Kosovës përmes aplikacionit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është lajmëruar të premten, më 25 prill.
Sipas ankueses e njëjta për shkak të dhunës është larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit.