Dhunimet dhe pasojat psikologjike, qasja nga aspekti kriminalistik
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
Mos ta harrojmë kurrë se Serbia në kohen e luftës së fundit, ka kryer dhunimet dhe ato i ka përdorur si mjet lufte të na shkatërroj, ato dhunime të orkestruara si masa të represionit dhe dhunës të ushtruar mbi popullin Shqiptar, duke njohur kulturën tonë tradicionale se morali është i shenjtë, na kanë sulmuar psiqikisht dhe fizikisht.
Ato dhunime të motrave tona, nënave e të afërmve, kanë lënë pasoja afatgjata te ne, dhe kemi plagë të pashëruar edhe sot e kësaj dite.
Prandaj mos e harroni as ju që po e lexoni dhe as unë qe po e shkruaj këtë temë komplekse dhe të dhimbshme.
Ne, kurrë nuk do ta harrojmë dhunën e formave të ndryshme që është ushtruar mbi ne, memoria jonë kolektive është e mbushur me kujtime, dhe ne do t’i qëndrojmë besnik përvojave tona,, dhe do të ndjekim rrugën ligjore deri sa drejtësia të vihet në vendin e vet.
Për fat të keq edhe mbas luftës dhe deri në këtë moment kur po shkruaj, dhunimet nuk po ndalen, pothuajse në çdo ditë të javës, dhe në 12 muaj të vitit ne dëgjojmë në raste të ndryshme të dhunimeve.
Kjo është mjaftë shqetësuese, dhe kjo kërkon reagim, kërkon veprim, kërkon përveç trajtimit si fenomen edhe NDËSHKIM INSTITUCIONAL.
Është tejet e dhimbshme të vazhdohet plaga të cilën armiku na e hapi, andaj MJAFTË.
Kushdo që e detyron një person të kryej marrëdhënie seksual kundër vullnetit të vet kryen deliktin seksual të dhunimit.
Pothuajse në të gjitha rastet e dhunimit, autori e përdor dhunën fizike për të mposhtur personin(viktimën) që kundërshton me rezistencë marrëdhënien seksuale, ose përdore preparate për t’ia humbur vetëdijen.
Veprimet në të cilat manifestohet dhuna janë të llojllojshme, si: goditje me dorë, rrahje me grusht, shtrëngim i fytit, shkulje flokësh, heqje e rrobave me dhunë, mbyllje goje, tërheqje zvarre për ta dërguar në një ambient të vetmuar dhe larg publikut, ku do ta kryej aktin e ulët.
Me së shpeshti, dhunuesit e kërcënojnë viktimën me vdekje dhe duke e shtuar intensitetin e dhunës, e kërcënojnë edhe me armë (arme zjarri, thikë, etj).
Kërcënojnë dhe shantazhojnë viktimat me publikime të fotove intime dhe shumë e shumë mënyrave të tjera të qelbura, vetëm që të arrijnë tek kënaqësia seksuale dhe shfryrja e epshit momental.
Kohët e fundit, për kryerjen e kësaj vepre penale shfrytëzohen gjithnjë e më shumë veturat dhe motelet etj.
Zakonisht, viktima me vullnet apo kundër vullnetit të saj, dërgohet në ndonjë vend te fshehtë, ku dhunuesi e kryen aktin ose tenton të dhunoj, duke ushtruar forma te ndryshme të dhunës duke e kërcënuar e shantazhuar, dhe joshur në forma dinake.
Këto veprime gjithmonë shoqërohen me pasoja të ndryshme, në formë të lëndimeve të lehta apo të rënda trupore (goditje, gërvishtje, dhunë psikike,) dhe me gjurmë të dukshme të dhunës (rroba të grisura, pulla të këputura, etj.) të cilat janë pasojë e përpjekjeve për rezistencë, para ose gjatë kryerjes së veprës penale.
Por, ka edhe persona që i shfrytëzojnë personat me probleme psikike ose personat e pafuqishëm për kryerjen e kësaj vepre penale, sepse këta persona nuk mund të bëjnë rezistencë.
Këtu, kryesisht, bëhet fjalë për persona me oligofreni (idiotët, imbecilët, debilët). Po ashtu, ka edhe persona viktima të cilëve janë alkoolist, të cilët i dehin para se të kryejnë aktin seksual.
Objekt i dhunimit, më së shpeshti, janë femrat të cilat kanë arritur një zhvillim trupor dhe përmasa të theksuara, të moshës së pjekur. Mirëpo, është evidente që në masë të jenë edhe dhunimet e fëmijëve, vajzave (4-5 vjeçare) që quhet pedofili, adoleshentet si dhe gratë e moshuara, madje edhe meshkujt.
Në praktikë janë shënuar raste të dhunimit të gruas edhe mbi moshë 80 vjeçare.
Shtrohet pyetja se a është e mundur të dhunohet një grua e shëndoshë dhe fizikisht e fuqishme vështirë se mund të dhunohet, nëse nuk ka qëndrueshmëri psikike dhe nëse nuk frikësohet ose nuk bien në panik.
Është plotësisht i bazuar dyshimi se një burrë i dobët e dhunon një grua të fuqishme.
Sqarimi i rastit
Pyetjet themelore kriminalistike-taktike, të cilat duhet të sqarohen pas paraqitjes së veprës penale të dhunimit, janë:
– A ekziston në rastin konkret vepra penale e dhunimit?
– Kur dhe ku është kryer?
– Në çfarë mënyre është kryer – me përdorimin e dhunës fizike apo me ndihmën e mjeteve qetësuese?
– A ekzistojnë gjurmë të dhunës apo lëndimesh në trupin e të viktimës?
– A ka qenë kryesi vetëm apo ka pasur bashkëpjesëmarrës?
– A ekzistojnë gjurmë dhe lëndime në rrobat dhe në trupin e dhunuesit?
– Prej nga ka mundur të shihet e dëgjohet se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes (dhunimit)?
– Kush është kryesi?
– Vine re: krejt këto pyetje i takojnë Profesionistëve të specializuar ekskluzivisht për këto punë dhe askujt tjetër
Zbulimi i kryesit
Në shumë raste viktima dhe dëshmitarët (nëse ka) nuk mund të bëjnë përshkrimin e plotë ose identifikimin (e drejtpërdrejtë ose sipas fotografisë) të kryesit të dhunimit.
Për të marrë përgjigje në pyetjen “kush është kryesi” duhet të fillohet me një sërë masash e veprimesh operative-taktike strikt nga profesionistet e specializuar.
Kur zbulohet kryesi, ai duhet të merret në bisedë në intervistim nga hetuesit policore, dhe të tregon në detaje!
Rekomandohet që kjo bisedë të zhvillohet pasi të jetë kryer kontrolli mjeko-ligjor dhe kontrolli kriminalistik-teknik dhe pasi të jetë krijuar një tablo e plotë mbi ngjarjen penale dhe kryesin e saj.
Gjatë bisedës duhet të bëhen përpjekje që i dyshuari të sqarojë në mënyrë të saktë kohën, vendin, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës, mënyrën se si e ka përballuar rezistencën e viktimës (a ka përdorur forcë fizike, në çfarë mënyre e ka përballuar rezistencën, etj.) të tregojë se çfarë lloji të dhunës ushtruar apo ka përdorur ndonjë mjet qetësues, të tregojë se me kë ka bashkëpunuar gjatë kryerjes së veprës, cili ka qenë roli i pjesëmarrësit (pjesëmarrësve), dhe një gjë është tejet e rëndësishme tek hetimi i rasteve të tilla, se në çfarë gjendje ka qenë kryesi i veprës penale, sepse humbja e vetëdijës është kategorizim tjetër dhe masë lehtësuese gjatë denimit, e ngritjes së aktakuzës, .
Te rastet e dhunimeve në grup, të ashtuquajturat “dhunime me rend“, perveç tjerash, ka rëndësi të madhe të mësohet se cili ka qenë roli i të dyshuarit dhe cili ka qenë organizuesi i dhunimit.
Për fund : Temën e kam shkurtuar maksimalisht, dhe kam shkruar gjërat më imediate, sepse ky shkrim është APEL OSE ALARM!
Ju lutem lajmëroni rastet në Policin e Kosovës, aty do te gjeni profesionistet të fushës dhe të guximshëm në punën e tyre, kanë përvojën e mjaftueshme dhe aty e keni përkrahjen e duhur.
Lajmëroni rastet menjëherë kërkoni profesionisten/in ndihmën do ta gjeni dhe rastin do ta ngritni.
Serbia na ka lënduar shumë në kohën e luftës(dhunimin e ka përdorur si armë lufte) ashtu siç e kam cekur në fillim të këtij shkrimi të shkurtër si APEL.
As atyre dhunimeve të orkestruara nga aparati shtetëror Serb dhe as dhunuesit të sotëm mbas lufte në liri nuk duhet falur, duhet denoncuar rastet në Polici, kemi shtet dhe institucione, lajmëroni rastet dhe alarmoni në të gjitha instancat përgjegjëse, mos heshtin deri të vendoset drejtësia, dhe mos krijoni kushte që dhunuesi të ndjehet i sigurtë, ai apo ajo që kryen këtë akt nuk do këtë trajtim përkëdhelës por do përballet me masat ligjore.
Mitrovicë 31.01.2022