Dhunimi i grave gjatë luftërave në Ballkan, një gjenocid që po mbahet fshehur (Dokument)
Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) i përbërë nga gra lidere nga shtatë shtetet e Ballkanit perëndimor, të cilën organizatë e kryeson Edita Tahiri tani dhjetë vjet, i kanë dërguar dy ditë më parë (më 7 mars) letër sekretarit gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe të gjitha misioneve të përhershme të shteteve anëtare në OKB, përmes së cilës kërkohet drejtësia ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci.
“Proceset e rindërtimit në periudhën pas konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci kanë nxjerrë në pah se dhjetëra mijëra gra janë përdhunuar dhe abuzuar gjatë luftërave në këto vende, gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, thuhet në letrën e këtij lobi, shkruan “Epoka e re”.
Sipas kësaj letre drejtuar Antonio Guterres, në luftën e Bosnjës (1992-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale sillet diku në mes 12,000 dhe 50,000. Në luftën e Kosovës (1998-1999), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 20,000. Në luftën e Kroacisë (1991-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 2,200.
“Megjithëse kjo dukuri tmerruese renditet në mesin e mizorive më të rënda në historinë moderne të Evropës, vazhdon të mbetet një gjenocid i fshehur deri në ditët e sotme”, thuhet ndër të tjera në letrën e Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) që kryesohet nga Edita Tahiri.
“Ne konstatojmë me shqetësim, se edhe 20 vite pas, tragjedia e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk është adresuar nga ana e asnjë mekanizmi ndërkombëtarë të drejtësisë. Edhe pse Tribunali i Hagës për herë të parë e ka kualifikuar përdhunimin si një krim lufte në rastin Krnojelac (IT-97-25) “Foča”, megjithatë ka vazhduar të mos adresohet më vonë në mënyrë përkatëse”, thuhet në këtë letër.
Letra e plotë e RWLSEE-së të cilën e boton gazeta “Epoka e re”: