![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/perdhunim.jpg)
Dhunohet një femër në Istog
23 nëntor 2022
| 08:46
Një femër ka raportuar se është dhunuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Istogu është dhunuar para një muaji e gjysmë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, prokurori i rastit është duke e hetuar rastin, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
DHUNIM
Istog 21.11.2022 – 15:28. Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që ka deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.