![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/auto_dhune1693722115.jpg)
Dhunohet një grua në Podujevë, i dyshuari në arrati
20 dhjetor 2023
| 08:52
Një grua ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga një person i cili ende gjendet në arrati.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 18.12.2023 rreth orës 12:45, në Podujevë.
Në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Më 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.