Dhurata Hoxha pas votimit në LIBE: Ky është një hap drejt lëvizjes së lirë
Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, LIBE, ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar tutje në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky është një hap drejt lëvizjes së lirë.
Postimi i plotë i ministers Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”:
Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.
Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.
Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.
Mirëqenia e qytetarëve tanë është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë.
Urime për këtë sukses të përbashkët!
Ju siguroj se do të kemi transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave.