Dhurata Hoxha uron besmitarët për Bajram
11 gusht 2019
| 11:45
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, uroi besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, prandaj gëzuar dhe urime festa e Kurban Bajramit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ja postimi i znj. Hoxha:
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Të gjithë besimtarëve të fesë islame në vendin tonë dhe diasporë, ua uroj përzemërsisht festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, begati e harmoni.
Kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, prandaj gëzuar dhe urime festa e Kurban Bajramit!