Dhurata Hoxha: Zgjedhjet në degën e PDK-së në Mitrovicë, shtytje e re

28 prill 2019 | 13:02

Dhurata Hoxha, zyrtare e lartë e PDK-së, ministre e Integrimit Evropian, mori pjesë në hapjen e procesit të brendshëm zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, të cilat i vlerësoi si “shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim”.

Postimi i Dhurata Hoxhës në llogarinë e saj në “Facebook”:

Sot, në Mitrovicë, Dekada e Re po fuqizohet me zgjedhjet e brendshme, në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, duke zgjedhur Kryetarin e degës dhe strukturat lokale dhe përfaqësuesit për nivelin qendror.
Gjithsesi, Mitrovica merr vëmendjen më të madhe se zgjedhjet në degët tjera në vend, duke qenë degë e liderit tonë, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të dëshmuar në nivel nacional. Këto zgjedhje, janë shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim.
Urime procesi zgjedhor, gëzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai dhe dy vëllezërit e Zahran Hashim, i cili dyshohet…