Dhuratë 20 mijë teste për Covid-19, Basha falënderon BE-në

21 prill 2020 | 18:10

Kreu i Partisë Demokratike ka falënderuar Bashkimin Evropian për dhurimin e 20 mijë testeve për Shqipërinë për sa i përket Covid-19.

Basha shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Sipas kreut të PD, izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve. “Faleminderit BE për ndihmën e çmuar për Shqipërinë. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve”,  shkruan Basha./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka reaguar pas bllokimit…