Dhuratë e veçantë e Fatmir Limajt për ditëlindjen e djalit të tij, Durimit

10 qershor 2020 | 23:13

Në familjen e Fatmir Limajt sot është festë. Është ditëlindja e Durimit, djalit të komandant Çelikut, njëherit politikanit të njohur që tani është në krye të Nismës Socialdemokrate.

Në ditëlindjen e 30-të të të birit, Durimit, i ati Limaj ka surprizuar me një dhuratë të rrallë, bëhet fjalë për një medaljon që në vete ngërthen historinë dhe vulën e lirë.

Limaj këtë moment të veçantë e ka ndarë më miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku mes tjerash për të birin Durimin, ka thënë se e meriton plotësisht këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së gjithë familjes Limaj, duke e këshilluar që t’ia përcjellë nipit Dimalit, e që ai tutje ta përcjellë brez pas brezi për kujtesë historike.

Urimi i plotë i Limajt për të birin, Durimin:

Për ditëlindjen e 30-të, Durimit ia dhurova një medaljon që ka historinë e vulën e lirisë.

Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së gjithë familjes Limaj.

Ruaje dhe ia përcjellë pastaj Dimalit, e ai brez pas brezi për kujtesë historike.

Urime 30 vjetori i lindjes, bir!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka…