Dhurohen 15 shtretër për klinikën e neonatologjisë në Mitrovicë
09 dhjetor 2019
| 15:41
“Action for Mothers and Children” bashkë me organizatorët e “Cycle Kosovo for Children” kanë dorëzuar 15 shtretër për foshnje në repartin e Neonatologjisë në Mitrovicë, si rezultat i mungesës së madhe të shtretërve për të porsalindurit.
Shtretërit janë siguruar nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Cycle Kosovo for Children”, ngjarje kjo bamirëse vjetore e çiklistëve vendorë për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Action for Mothers and Children”.
Këtë vit, “Cycle Kosovo for Children” ka përfunduar me sukses për të gjashtin vit me radhë ku kanë marrë pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin katërditorë dhe janë siguruar rreth 10 mijë euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, si dhe përmes fushatave online.
/Epoka e re/