Dhurohen falas pajisje ortopedike për personat me nevoja të veçanta në Kosovë

22 prill 2023 | 13:54

Drejtoresha e shoqatës “Heroina”, Shkurte Haxhiu, ka bërë të ditur se falë donancionit që ka marrë nga Halil Kastrati është mundësuar dhënia e shumë pajisjeve ortopedike për personat të cilat kanë pengesa në të ecur.

“Këto pajisje i kam marrë donacion nga Halik Kastrati dhe do të dhurohen gatisë për të gjithë personat që kanë nevojë.

Adresa jonë është tek Zona Industriale në Prishtinë- Rrethi i Ismetit apo edhe mundë të më kontaktojnë në numrin 0383-45- 747- 003”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e re”.

Gjeni të bashkangjitur dhe njoftimin e plotë në profilin e Haxhiut në “Facebook”:

 

Në këtë muaj të solidaritetit, sakrificës, bamirësisë, kënaqësisë e ngritjes shpirtërore, lus Zotin e plotfuqishëm të na begatoj me mirësi dhe shëndet. Falënderoj humanistin e pashembull Z. Halil Kastrati  për donacionin me paisje të ndryshme si karrocave, shëtitoreve, mbajtësve,  pampersave e shumë pajisje të tjera, për Shoqatën Heroinat, që do ndihmojnë sadopak njerëzit me aftësi të kufizuar, të cilët nuk duhen lënë anash asnjëherë, por duhet të përkrahen në vazhdimësi. Mbështetja e vazhdueshme e mikut tim Edi Sefedini i cili është për tu admiruar dhe falënderuar gjithashtu. Zinxhiri i shoqërisë në interes të komunitetit me ngjyrat e humanizmit është ajo që plotëson konceptin njeri.

Zoti i’u dhashtë atë që gjithmonë keni kërkuar ?.

Gjithë ju që keni mundësi bëni fotot share që të kenë mundësi nevojtarët ta gjejni adresën për t’i dhuruar këto paisje

Shkurta Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Grazit ka nderuar Dr. Lumnije Kqikun me çmimin…