Dhurohen mbi 60 dhurata për fëmijët në nevojë në Prishtinë
31 dhjetor 2020
| 11:33
Komuniteti Lokal për Siguri Publike – Qendra Prishtinë kanë organizuar një Aktivitet humanitar në shenjë të festave të fundvitit për fëmijët e familjeve në nevojë.
Kryetarja e Komunitetit lokal, Violeta Hasani tha që në kuadër të këtij aktiviteti ne po shpërndajnë mbi 60 dhurata për fëmijët.
“Jemi të lumtur që po organizojmë këtë aktivitet dhe po dhurojmë këto dhurata”, u shpreh Hasani.