Dhurohet makina e analizatorit të gazit në repartin e Neonatologjisë në Gjakovë
20 nëntor 2018
| 13:23
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan makinën e analizatorti të gazit – GEM 3000 për repartin e neonatologjisë në Gjakovë – aparat ky esencial për matjen e nivelit të oksigjenit dhe dioksid karbonit tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).
Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
/Epoka e re/