Dhurohet ventilatori që mbajti në jetë fizikanin Stephen Hawking

22 prill 2020 | 15:20

Ventilatori që mbajti në jetë fizikanin Stephen Hawking i është dhuruar një spitali në Kembrixh për të ndihmuar në përballimin e pandemisë. Kontribute të tilla janë të rendësishme në këtë moment për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore.

Ventilatori që ndihmoi fizikanin Stephen Hawking gjatë momenteve të vështira me shëndetin do t’i dhurohet spitalit të Kembrixhit, “Royal Papworth Hospital” për të trajtuar pacientet e prekur nga koronovirusi. Vajza e fizikantit cili vuante nga sëmundja e neuroneve motorike, tha se ky dhurim vjen në shenjë falenderimi për përkujdesin e veçantë që ky spital tregoi për babain e saj.

“Si një pacient i ventiluar, ky spital ka qenë tepër i rëndësishëm për babanë tim dhe e ka ndihmuar atë në disa periudha shumë të vështira. Ne e kuptuam që ai do të ishte në pararojë të epidemisë Covid-19 dhe u lidhëm me disa nga miqtë tanë të vjetër atje për të pyetur nëse mund të ndihmonim.

Pasi babai ynë vdiq, ne u kthyem të gjitha pajisjet mjekësore që ai përdori që i përkisnin NHS, por kishte disa sende që ai kishte blerë vetë. Tani ne po i kalojmë ato tek Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me shpresën se ata do të ndihmojnë në luftën kundër Covid-19”.

Spitali Royal Papworth është zgjeruar në ambiente me dyfishin e madhësisë së tij për shkak të rritjes së numrit të shtrimeve në spitale nga koronavirusi. Pavarësisht furnizimeve shtesë me ventilator, spitali shtoi pajisjen e dhuruar nga familja Hawking në flotën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi u ka kërkuar lojtarëve të…