Dhurojnë 1 milion euro për luftën kundër koronavirusit

21 mars 2020 | 18:51

Ylli i Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka treguar klasin e tij edhe jashtë fushës së blertë.

Në kohën kur gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, Lewandowski është kujdesur të jap kontributin e tij.

Anëtari i Bayern Munich dhe gruaja e tij kanë dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit. “Sot, të gjithë jemi të njoftuar për situatën e vështirë që na rrethon. Sot, të gjithë luajmë në një skuadër” citohet të ketë thënë polaku.

Aktualisht, mbi 11 mijë persona janë shënuar viktima të këtij virusi, kurse numri i të prekurve kalon 275 mijëshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një doktor nga Mbretëria e Bashkuar ka folur për Sky News duke…