Di Biagio largohet nga Italia
26 qershor 2019
| 13:25
Luigi Di Biagio nuk është më trajner i skuadrës nën 21 vjeç të Italisë.
Barazimi 0-0 i Francës me Rumaninë solli eliminimin e Italisë nga Evropiani i këtij viti, teksa “Azurret” shpresonin për ta fituar trofeun, duke parë lojtarët që kishin në skuadër, mjafton të përmendim emra si: Chiesa, Barrela, Kean, Zaniolo, Cutrone, Orsolini, Dimarco apo Tonali.
“Duhet t’i ndajmë rezultatet që kemi arritur në këto vite, nga ajo që ndodhi në Evropian. Kemi bërë punë të madhe, kemi rritur shumë lojtarë, jemi përballur me skuadra të forta dhe kemi përgatitur shumë lojtarë për kombëtaren A. Rezultati nuk është pozitiv, por për mua nuk është një dështim. Unë nuk do të jem më trajner i përfaqësueses U-21”, ka thënë Di Biagio.