Di Biagio pritet të jetë trajner i ardhshëm i Shqipërisë
01 nëntor 2022
| 14:48
Luigi Di Biagio do të jetë trajner i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë në futboll. “Sportitalia” e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare.
Tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare. Sipas “Sportitalia”-s, kontaktet ndërmjet trajnerin italian dhe drejtuesve të FShF-së kanë vazhduar prej javësh dhe tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike.
Di Biagio e nisi aventurën si trajner me Italinë U-21 në mars të vitit 2018 dhe përfundoi mbas një viti. Aventura e fundit e Di Biagio në krye të një skuadre ishte ajo me Spalin e cila përfundoi në vitin 2020.