Di Biagio, trajner i Italisë deri në qershor
05 shkurt 2018
| 16:26
Luigi Di Biagio do të jetë trajneri i përfaqësueses italiane deri në muajin qershor.
Ky është vendimi i marrë nga Federata italiane e Futbollit (FIGC).
Di Biagio do të ketë mundësinë që të drejtojë Italinë në dy sfida luksi, që do të luhen më 23 dhe 27 mars, pikërisht ndaj Argjentinës dhe Anglisë.