Di Francesco, afër shkarkimit
10 dhjetor 2018
| 11:48
Eusebio Di Francesco është afër shkarkimit nga detyra e trajnerit të Romës, pasi dështoi në ndeshjen ndaj Cagliarit, edhe përkundër faktit se kishte epërsinë prej dy golave.
Kështu në mesjavë verdhekuqtë do të luajnë në transfertë ndaj Viktoria Plzenit, në një sfidë të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku gjithsesi Roma është kualifikuar, ndërsa vëmendja do të jetë te sfida e së dielës përballë Genoas.
Nëse shkarkohet Di Francesco, në krye të Romës do të jetë ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Vincenzo Montellën.