Di Francesco, trajneri i parë i shkarkuar në Serinë A
14 shtator 2021
| 12:32
Eusebio Di Francesco është trajneri i parë që është shkarkuar në sezonin e ri në Seria A.
Trajneri i Veronës e nisi me tri humbje ndaj Sassuolos, Interit dhe Bolognës, dhe kjo solli vendimin nga drejtuesit e ekipit.
Di Francesco iu bashkua skuadrës gjatë verës, për të zëvendësuar Juriçin, por rezultatet e dobëta kanë bërë që aventura e tij të mos zgjasë shumë.
Ky është shkarkimi i radhës për strategun italian. Më parë, është hequr nga puna kur drejtonte Romën, Sampdorian dhe Cagliarin.