Di Livio: Juve me Ronaldon mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

31 gusht 2018 | 12:09

Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio, beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2015 dhe 2017, mirëpo nuk arriti ta prekë që nga viti 1996.

“Ky mund të jetë viti i duhur. Ronaldo është një vlerë më shumë për klubin dhe rikthimi i Bonuccit tregon se ‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron me çdo kusht triumfin në garën prestigjioze. Kundërshtari që duhet evituar është Liverpooli. Është një skuadër e rrezikshme në formë shumë të mirë”, ka thënë Di Livio për “Corriere di Torino”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një…