Di Maio: Ushtarët italianë të lënduar në Irak do të kthehen në atdhe

13 nëntor 2019 | 22:23

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, deklaroi para komisionarëve parlamentarë, se pesë ushtarët italianë të lënduar nga një bombardim i ISIS-it në Irak, do të kthehen në Itali.

Ai njoftoi se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.“Këtë pasdite personeli ushtarak i dëmtuar në sulmin në Irak, për të cilin ISIS ka marrë përgjegjësi, do të kthehet në atdhe”, deklaroi Di Maio.  Ministri theksoi se qeveria i qëndron pranë personelit ushtarak italian jashtë vendit, të cilët rrezikojnë jetët e tyre çdo ditë./ATSH/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes më…