Di Maria: Ja pse dështova në United

16 janar 2019 | 16:16

Futbollisti i PSG-së Angel Di Maria, beson se trajneri Louis van Gaal është fajtor për dështimin e tij te Manchester United.

Argjentinasi kishte kaluar te Djajtë e Kuq më 2014 për 59.7 milionë dollarë, por ishte larguar vetëm pas një viti në drejtim të Paris Saint-Germain.

“Qëndrova vetëm për një vit. Nuk ishte periudha më e mirë e karrierës sime, ose më mirë të them nuk qeshë lejuar ta kaloj kohën më të mirë aty. Kishte komplikime me trajnerin atëbotë. Por falë Zotit, pata mundësinë të vij në PSG dhe ta demonstroja sërish se kush isha”, ka thënë di Maria për “France Bleu”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku e ka…