
Di Maria mund t’i bashkohet Interit
16 nëntor 2020
| 21:36
Ylli i Paris Saint Germain, Angel Di Maria është në bisedime me klubin francez për të vazhduar kontratën, por ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.
Me të ardhmen e tij ende të pa qartë në “Parkun e Princave”, “TuttoSport” raporton se Interi ka treguar interesim të hershëm për lojtarin i cili mund të merret si agjent i lirë në verën e viti 2021.
Argjentinasi mund të merret si zëvendësues i Christian Eriksenit në “Giuseppe Meazza” i cili mund të largohet pas telasheve me trajnerin Antonio Conte.