Di Maria: Ne dhamë jetën pas kësaj fanelle
24 gusht 2020
| 16:45
PSG-ja nuk arriti dot të fitonte Ligën e Kampionëve pasi u mund në finale nga Bayern Munchen (1-0). Pas finales së humbur Angel Di Maria ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ne luftuam deri në sekondën e fundit. Ne dhamë jetën pas kësaj fanelle. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta mbajmë atë në maksimumin e mundësisë. Sot ne nuk ishim në gjendje të kapërcejmë një vit të jashtëzakonshëm, por futbolli na lejon të hakmerremi, dhe e di që një ditë ky klub do ta bëjë në Ligën e Kampionëve. Faleminderit për ultrasit që na mbështeten pa kushte. Ne do vazhdojmë të luftojmë si gjithmonë. Përpara Paris”, ka shkruar Di Maria.