Di Maria pa dëshirën e tij kishte marrë numrin 7 te Unitedi
04 shkurt 2020
| 16:51
Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, ka treguar se pse e ka marrë numrin 7 gjatë kohës sa ishte te Manchester United.
Argjentinasi shpjegon se nuk i kishte mbetur asnjë mundësi për të zgjedhur , për rrjedhojë e ka marrë numrin 7, të cilin nëse do të kishte mundësi nuk do e zgjidhte, raporton Goal.com.
Edhe pse shumë lojtarë të mëdhenjë e kanë bartur këtë numër, për këmbëshpejtin argjentinas numri 7 nuk është më i preferuari.
Numri i preferuar për lojtarin është numri 11, të cilin lojtari e ka bartur qysh në fëmijëri.
‘’Është një numër që e kam veshur qysh kur kam qenë fëmijë’’, ka thënë 31 vjeçari.