Di Maria, pas fitores kundër Leipzigut: I kemi ngrënë prej minutës së parë

19 gusht 2020 | 13:56

Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, e ka lartësuar skuadrën e vet pas fitores bindëse 3:0 kundër RB Leipzig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Anësori argjentinas bëri paraqitje të mrekullueshme kundër gjermanëve, duke u zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi e shënoi një gol dhe i dhuroi dy asistime.

Falë paraqitjes së tij PSG-ja e arriti finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. Di Maria u shpreh i lumtur me paraqitjen dhe mezi e pret finalen e së dielës kundër fituesit të duelit tjetër gjysmëfinale mes Bayern Munich dhe Lyon.

“I kemi ngrënë prej minutës së parë. Do ta kemi të vështirë të bëjmë gjumë nga tani deri në ditën e finales”, ka thënë Di Maria për BBC.

“Ne punuam shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe e dëshmuam se e meritojmë të jemi këtu. Nuk ka rëndësi me kë përballemi, Bayern apo Lyon, do të japim gjithçka nga vetja. Jemi shumë të lumtur, kjo është finalja e parë për klubin”, ka shtuar Di Maria.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) do të zhvillohet një takim në qeveri…