Di Maria shihet si zëvendësues i Griezmannit
09 maj 2018
| 10:51
E ardhmja e Antonio Griezmannit tek Atletico Madridi nuk është aq e sigurt, ndaj dhe drejtuesit e klubit spanjoll po shikojnë për zëvendësuesin e mundshëm të francezit.
Mësohet se Angel Di Maria i është ofruar ekipit të Simeones, me këtë të fundit që ka një admirim të veçantë për argjentinasin e Paris Saint Germainit. 30-vjeçari ka një kontratë deri në 2019-n me kampionët e Francës dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë, pasi dëshiron të jetë protagonist diku tjetër. Vetë Di Maria ka pohuar se klubi do të shesë disa lojtarë për të qenë në rregull me parametrat e “fair-play”-t financiar, ndaj ky operacion mund konkretizohet në verë.