
Di Maria vazhdon kontratën me PSG-në
01 nëntor 2018
| 15:11
Angel Di Maria e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germain. Argjentinasi kishte kontratë deri vitin tjetër, por me kontratën e re do të jetë pjesë e PSG-së deri në vitin 2021.
“Rinovimi i kontratës me Di Marian tregon se futbollistët më të mirë në planet dëshirojnë jo vetëm t’i bashkohen PSG-së, por edhe të qëndrojnë për një kohë të gjatë me ne”, ka thënë Al Khelaifi, president i PSG-së.