Di Marzio: Dybala, lojtar i Tottenhamit
06 gusht 2019
| 22:03
Gjigantët e Premier Ligës, Tottenham Hotspur raportohet se kanë arritur që të nënshkruajnë me Paulo Dybalan nga Juventusi.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferëve, Gianluca Di Marzio.
Dybala ishte lidhur me një kalim në Manchester United pasi që Juventusi dëshironte ta shkëmbente La Joyan me Romelu Lukaku.
Por United u tërhiq nga marrëveshja për shkak se dështoi për të lidhur kontratë me Dybala.
Sipas Sky Italia, pra Di Marzios tani ka një marrëveshje për 70 milionë euro me Spurs dhe Juve për Dybala, por mbetet të shihet se a do të pajtohet lojtari për t’u transferuar në Angli.