Dialog kohe një kryqëzim i analizave të kohës së çështjeve të ndryshme socio-filozofike, me interpretime intelektual-historik
Nga parathënia e librit, Dialog kohe të Ekrem Kryeziut
Prof. Dr. Haqif Mulliqi
Dialog kohe është një përmbledhje shkrimesh mbi sisteme tëndryshme, idesh të ndryshme, fenomenesh dhe konceptesh të ndryshme filozofike, politike dhe jetësore, që janë lidhur me përkushtim dhe gatishmëri për të kapërcyer jo vetëm status quo-në shoqërore që mbretërojnë në vendin tonë, por edhe faktin që jeta, këtu tek ne, para së gjithash, kuptohet si një praktikë ose reflektim mbi të jetuarin dhe duke e prodhuar këtë realitet qëkemi sot. Po kështu, libri është një përpjekje serioze për t’i dhenë përgjigje, për aq sa është e mundshme, tendencës së vendosjes së filozofisë se jetës në luftë dhe pas saj, vetëm si një regjistër teorik – shpesh i këputur si “filozofim i pastër jetësor” – larg realitetit dhe praktikës.
Çfarë mund të gjendet në botën reale dhe imagjinare të Ekrem Kryeziut?
Një udhëtim tejet interesant nëpër lajme dhe ngjarje është, padyshim, shtylla kurrizore e librit Dialog kohe të Ekrem Kryeziut, prej të cilit nervat dhe shqetësimet e përditshme të njëshkrimtari, të një dramaturgu e regjisori, si dhe të një disidenti politik, degëzohen në drejtime të ndryshme. Mund të themi se ky libër përfaqëson udhëtimin më personal të vetë autorit, përvojat e tij të ndryshme jetësore (mjaft dramatike) ndërsapërmes temës së konspiracionit shpalos filozofinë e tij tëmbijetesës së kombit të cilit ai i përket. Ndaj, ky libër i Kryeziut mund të ketë kuptim për ata që lexojnë thellë dhe në disa nivele mendimi e tij intelektual, sepse libri, Dialog kohe, më së shumti,ka të bëjë me gjërat që shohim rreth nesh çdo ditë, këtu në Kosovë, dhe që kanë të bëjnë edhe me të kaluarën, por edhe me të përditshmen tonë me shumë të panjohura dhe enigma si dhe refleksionet e autorit për të ardhmen. Në fakt, në shkrimet e tija, të shkruara, kryesisht, në veten e parë, Ekrem Kryeziu, vendosi ta testojë një histori fantastike, konspirative, dhe ta vëzhgoja botën rreth nesh për të parë nëse ajo po ndodhte vërtet dhe se a duhet frikësuar nga përsëritjet e historisë.
Mbase, duke e lexuar këtë libër, pyetja më e rëndësishme që i kam parashtruar vetes është ajo se, çfarë kam mundur të gjejë, këtu, në këtë botë reale dhe imagjinare Ekremit? Për të përfunduar thjeshtë se, libri i tij për të cilin po flas këtu, nuk është asgjë tjetër, veçse, një pjesë e një enigme të vështirëzbërthyeshme të kohës sonë, i asaj që na shqetëson, ku Kryeziu ka bërë përpjekje të jetë sa më informues dhe sa më analitik në shkrimet që i përmblodhi, dinjitetshëm, brenda kësaj kopertine libri, me ç’rast, pa dyshim, e begatoi historinë e publicistikës shqiptare.
Dialog kohe është një përmbledhje shkrimesh mbi sisteme tëndryshme, idesh të ndryshme, fenomenesh dhe konceptesh të ndryshme filozofike, politike dhe jetësore, që janë lidhur me përkushtim dhe gatishmëri për të kapërcyer jo vetëm status quo-në shoqërore që mbretërojnë në vendin tonë, por edhe faktin që jeta, këtu tek ne, para së gjithash, kuptohet si një praktikë ose reflektim mbi të jetuarin dhe duke e prodhuar këtë realitet qëkemi sot. Po kështu, libri është një përpjekje serioze për t’i dhenë përgjigje, për aq sa është e mundshme, tendencës së vendosjes së filozofisë se jetës në luftë dhe pas saj, vetëm si një regjistër teorik – shpesh i këputur si “filozofim i pastër jetësor” – larg realitetit dhe praktikës.
Temat në librin Dialog kohe në kuptimin metodologjik janë krijuar në kryqëzimin e analizave të kohës së çështjeve të ndryshme socio-filozofike, me interpretimin intelektual-historik dhe shoqërues.
Libri Dialog kohe e trajton problemin kompleks të marrëdhënies ndërmjet të sotmes dhe raportimit për të kaluarën
Në shumë njësi të librit, Ekrem Kryeziu bënë përpjekje interesante që ta dëshmojë atë se, kjo vepër e tija, në esencat e saja të domethënshme, është një lloj i poetikës politike dhe teorike përmes së cilës ai insiston ta bëjë regjistrimin e përditshëm dhe komentimin kritik të proceseve të fundit politike, kulturore dhe të tjera, veçanërisht në shoqërinë kosovare. Për autorin, të gjitha këto procese janë kryesisht pjesë e të ashtuquajturave histori të dobëta, porse, ai vetë është i bindur se, në këto gjëra të vogla, në dukje të parëndësishme dhe shpesh të palidhura qëndron pjesa dërrmuese e përgjigjeve për shumë prej pyetjeve të hapura politiko-historike në vendin tonë. Ndaj, e gjithë mençuria jonë duhet të jetë që jo vetëm të njohim këto sinjale të padukshme për të cilat flet në libër E. Kryeziu, etë cilat përditshmëria jonë na i dërgon në mënyrë diskrete në kohë të caktuar, por edhe të reagojmë ndaj tyre në mënyrë adekuate dhe në kohën e duhur. Për këtë, autori i librit Dialog kohe del të jetë, jo vetëm një shkrimtar dhe artist me erudicion të madh, por edhe një person që e kupton politikën nga brenda dhe që ka kryer funksione jashtëzakonisht të përgjegjshme në kohët më të vështira (viteve të 80 ishte një i burgosur politik për shkak të bindjeve dhe ideve që kishte), ndaj tonet e tij polemike, nëpër njësi të ndryshme të librit, janë të përgjegjshme dhe argumentuese e, po ashtu, edhe të kuptueshme kudo në librit e tij.
Me ketë libër publicistik, Kryeziu na ofron pamje të efektshme dhe sugjestive të gjendjes së Kosovës, sidomos pas lufte. Nëfakt, në shkrimet nëpër gazeta që i përmbylli në vitin 2009, ai flet edhe për gjeneratën e vetë, identiteti specifik, individual dhe kolektiv i të cilit u formua dhe përforcua në përvojat e njërezistence të gjatë të sendërtimit të idesë për liri e mëvetësi tëKosovës. Edhe vetë aktiv dhe pjesëmarrës i shquar në procese tëngjarjeve të mëdha, Ekrem Kryeziu, në libër, bënë përpjekje objektive t’i sublimojë motivet, qëndrimet dhe veprimet bazë të akterëve, duke vendosur “të shkruajnë pozitivisht për të gjithë”. Një qasje e tillë i mundësoi atij të kuptonte rëndësinë e rebelimit dhe të ndjente ashpërsinë e vuajtjeve dhe veprimet e ish-kundërshtarëve të tij dhe, njëherësh, në vrojtim publicistik, ta kthejë pjesën “e tij” të gjeneratës aty ku duhet të jetë dhe ta ndriçojë atë me domethënien e saj të plotë. Lidhur me këtë ai thotë: …Mendësia e zhvleftësimit të të tjerëve që është karakteristikë themelore e primitivizmit, po kam frikë se po na shndërrohet në mënyrë e të menduarit dhe e të jetuarit…
Libri Dialog kohe i Ekrem Kryeziut, në pjesën më të madhe tëtij, trajtojnë problemin kompleks të marrëdhënies ndërmjet tësotmes dhe raportimit për të kaluarën. Pikë e nisjes së librit është problemi bashkëkohor i tekstit historiografik letrar, ku shqyrtohet, në mënyrë kritike, prirja në të shkruarit për të kaluarën, nga aspirata e një pjesëmarrësi aktiv në ngjarje për të kthyer “realitetin” e ngjarjeve përtej kurtheve të relativizmit gjuhësor dhe letrar, deri te përpjekjet për të shprehur të kaluarën në art (dramë, film, dokumentar, fraksion).
Shkaku i këtyre tendencave E. Kryeziu, në veprën, gjithashtu, i fuqizoi përpjekjet e tij që të zbërthejë shumë narrativa populiste të kohës, të cilat në veprimet moderne hibride përfaqësojnë armën kryesore të vendeve të ndryshme, e sidomos të atyre qëjanë kundër të ardhmes së Kosovës. Këtu Ekremi e dëshmon një vizion të qartë dhe të skalitur mirë, sidomos duke e bërë njëvlerësim të saktë dhe të thellë analitik të ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në dy dekadat e mëparshme në skenën politike botërore e ku bënë pjesë edhe krijimi i Kosovës si shtet i ri.
Një libër si model racional i gjykimit të njerëzve, pavarësisht nga rrethanat me të cilën ballafaqohen ata
Në këtë përmbledhje artikujsh (analiza, komente, kolumne, etj.) nga Ekrem Kryeziu, s’do mend se hasim një mori shkrimeshunike dhe jashtëzakonisht origjinale që na ofrojnë njohuri për origjinën e autorit, punën dhe zhvillimin e ideve të tij. Për këtëarsye, libri Dialog kohe ofron mënyra të reja të të menduarit, për çdo lexues të tij, për sfidat e përditshme – dhe më e rëndësishmja, për sfidat e së nesërmes, meqë, si i tillë, ai jep udhëzime të qarta se si të ecim përpara në vend që të flemë mbi dafinat tona.
Ekrem Kryeziu librin e përmblodhi me një stil të drejtpërdrejtë, të thjeshtë (Think and Explore) me ç’rast, sigurisht, e mendonte se kjo është mënyra më e mirë dhe më efikase që t’u ofrojëlexuesve njohuri dhe përgjigje praktike të jashtëzakonshme për pyetjet nga jeta si dhe ekzekutimit të planeve dhe ideve me tëcilat ballafaqohet përditshmërish.
Për në fund, mund të themi se, me librin Dialog kohe, EkremKryeziu, në punën e tij të palodhshme në fushën e publicistikës, autori e krijoi një model racional të gjykimit dhe vendimmarrjessë njerëzve, pavarësisht nga cilado rrethanë me të cilën ballafaqohen ata. Shi për këtë jam i bindur se idetë dhe arritjet e tij do të ndikojnë në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore dhe politike ngase, me një lehtësi të habitshme, në këtë libër autori, ia del që të na rrëmbej me vete në një udhëtim që do të na zbulojë themelet e funksionimit të mendjes sonë. Që të na e shpjegojë se si funksionojnë dy sistemet që drejtojnë të menduarit tonë dhe si ne marrim vendime. Sistemi i parë: që është i shpejti, intuitivi dhe emocionali, dhe, sistemi i dytë: ai më i ngadalshmi, më këshilluesi, më racionali, dhe më i logjikshmi.Mendoj se, Ekrem Kryeziu, në këtë libër e bënë një simbiozë të mahnitshme të të dy, këtyre, sistemeve. Me këtë, ky, përmes këtij libri na paralajmëron për ndikimin e madh që kanë përshtypjet intuitive në mendimet dhe zgjedhjet tona. Ndërsa, duke na dhënë njohuri praktike mbi mënyrat e marrjes së vendimeve në mjedisin shoqëror si dhe jetën personale dhe duke na udhëzuar se si mund të përdorim një sërë teknikash për të mbrojtur veten kundër modeleve mendore që na çojnë në situata të vështira, Ekrem Kryeziu, me këtë libër synoi të shndërrohet një udhërrëfyes, pra në atë që me punën dhe jetën e tij e pati qëllim gjithmonë.
Gazetat janë në fakt një burim i madh informacioni, ma e tha, njëherë, Ekrem Kryeziu, kur po i botonte artikujt e tij, para më shumë se dymbëdhjetë vjetësh; porse, gjithçka që shkruhet në to, kur vendos syzet e duhura. Ndërsa, mendoj se, libri i tij, Dialog kohe ka nevojë për dioptrinë e vetë.