Dialogu dhe sulmi në Banjskë, Selmanaj e quan Kurtin mashtrues

26 qershor 2024 | 14:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, kur thoshte pas sulmit në Banjskë se nuk do te ketë dialog dhe se Serbia duhet të ndëshkohet.

Selmanaj ka thënë se tash Kurti po shkon në Bruksel pa u vendosur masa ndaj Serbisë e të njëjtën kohë duke pasur masa ndaj Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Kurti do të duhej të dinte se në çfarë gjendje është dialogu.

“Kosova ka rënë në grackën e Albin Kurtit, si lider pa konsistencë dhe me mashtrimin si levë të veprimit politik. Para 8 muajsh Albin Kurti për gazetën ‘Financial Times’ deklaron se: ‘Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ndodhi në Banjskë, definitivisht nuk do të ketë dialog’. E sot, shkon dhe vizatohet në Bruksel para Vuçiqit. Pse? Çka ndryshoj? A ju vendosen sanksionet Serbisë?! Apo nuk na u hoqën neve tash e 366 ditë. Absurditeti dytë. Dje Albin Kurti deklaron para medieve: ‘Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje jemi!’ Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shkuar për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuçiqi e kupton se ku jemi a? Kryeministër pa integritet, pa vizion dhe pa fije dinjitet nuk mbahet mend të ketë pasur Kosova. Mashtrues i ligë!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Liridon Leci një ditë pas largimit nga Flamurtari është…