Dialogu i Brukselit, Meta e përgëzon Kurtin

28 shkurt 2023 | 15:54

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv për të dialoguar në Bruksel.

Sipas tij, mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjellë, paqes dhe integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjellë, paqes dhe integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë”.

“Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të drejtën për vetëvendosje”.

“E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv. Shpresoj që edhe presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas”.

“E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e ‘Ballkanit të Hapur’, as te ‘tërheqjet e veshëve’ por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin evropian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll…