‘Dialogu, i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë’
Përfaqësuesi i special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë, ka thënë se ka informuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së për këtë vizitë.
Ai ka thënë se kanë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE.
“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.
Before leaving Pristina today, I debriefed EU Member States about my visit. We agreed that the Dialogue is of key importance for Kosovo’s and Serbia’s European aspirations and the EU expects its continuation. pic.twitter.com/cSqiCI9Owe
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 3, 2021