Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja zbardh agjendën e takimeve në Bruksel
Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në praninë e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në njoftimin e BE-së është bërë me dije se fillimisht Borrell dhe Lajçaku do të kenë takim ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, pastaj do të pasojë takimi trepalësh.
Më tutje, BE-ja ka njoftuar se takimet ndaras do të nisin në orën 09:00 e pastaj do të jetë takimi trepalësh.“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, është thënë në njoftim.
Pas takimeve është paralajmëruar deklaratë për media nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.