
Dialogu Kosovë-Serbi | Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiq në Davos në diskutime të ndara
14 janar 2024
| 20:41
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Takimet do të mbahen në Davos të Zvicrës, ku të dy do të jenë të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.
Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.