Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë

07 nëntor 2023 | 13:03

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasur në ditën e dytë në Kosovë.

Lajçaku është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Këto takime, Lajçaku i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X’.

ImageImage

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi po tregon formë të mirë në këtë edicion si…