Dialogu Kosovë-Serbi që u ndërpre për shkak të taksës, rifillon nesër!
Nesër do të rifillojë dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Takimi në mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky takim mjaftë i rëndësishëm për vendin pritet të nis në ora 16:00.
Ky takim në mes Hotit dhe Vuçiq do të jetë i pari në praninë fizike, pasi të dielën e kaluar kishin një konferencë virtuale.
Nga Bashkimi Evropian kanë konsideruar se dialogu tashmë ka rifilluar, pasi sipas tyre të dy palët kanë rëndë dakord për agjendën e dialogut, por duke mos dhënë hollësi për temat që pritet të jenë në diskutim.
Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndërpre në muajin nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pati vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe .