Dialogu Kosovë-Serbi rinisë të enjten, do diskutohet për pretendimet financiare
08 dhjetor 2020
| 11:14
Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve.
Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.
Lajmin e ka konfirmuar për “klankosova.tv” zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.
“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve. Ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdojë diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë Baxhaku.