Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi ndërmjet Kurtit dhe kryediplomatit grek
12 mars 2023
| 15:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të dielën me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Dendias nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi.
“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Dendias.
I was hosted today for a lunch by Kosovar PM, A.Kurti in #Pristina. Exchange of views on developments in the Belgrade-Pristina Dialogue and #WesternBalkans 🇪🇺 path. pic.twitter.com/Zz3pHatyBh
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 12, 2023