Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit mes Melonisë dhe Vuçiqit
Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni, ka shkuar sot në Serbi për vizitë zyrtare ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Kjo është vizita e parë në Serbi që kur ajo u zgjodh kryeministre e Italisë.
Në orën 14:15 para Pallatit “Serbia” është caktuar një pritje formale dhe më pas takimi mes tyre, raporton RTS.
Sipas Vuçiqit, temë bisede mes tyre do të jenë edhe negociatat Kosovë-Serbi, si dhe “bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe marrëdhëniet ekonomike”.
Vuçiq kishte pretenduar se “vizita e Melonit është e rëndësishme për marrëdhëniet tona politike dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse Italia është partneri i dytë më i rëndësishëm i Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në përgjithësi, partneri i tretë më i rëndësishëm i Serbisë”.