Dialogu me Serbinë ka degraduar, po i shërben vetëm asaj
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale e ka marrë peng dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai ka thënë se dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë.
Në RTK, Hoxhaj ka thënë se në mënyrën se si është udhëheqë dialogu nga ish-qeveria Kurti dhe tani nga kjo Hoti, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar atë.
“Unë mendoj se Gjykata Speciale e ka marrë peng dialogun. Vetë qeveritë, si ajo Kurti dhe kjo Hoti, në mënyrën qysh e kanë udhëheqë dialogun, e kanë marrë peng dialogun. E kanë degraduar dialogun. Ajo marrëveshja e Uashingtonit si draft është negociuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe e dini që ajo marrëveshje ka pasur të nënshkruhet në qershor.
Dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë për të hapë dhe të mbyllë kaptina të reja dhe nuk i shërben Kosovës që ta përmbyllë shtetndërtimin”, ka thënë Hoxhaj.